Në mjediset serbe në Kosovë edhe katër raste të reja me virus –një person ka vdekur

Aktuale

Në mjediset serbe në Kosovë edhe katër raste të reja me virus –një person ka vdekur

Nga: F.B Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Katër raste të reja të prekur me virusin Corona është bilanci i ditës së sotme në mjediset serbe ka njoftuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës spër Kosovë Marko Gjuriq, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

M ekët katër rastet e reja, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 80.

Në Leposaviq janë regjistruar dy raste të reja, njëri prej të cilëve vdiq gjatë transportit për Kragujevc, ndërsa në Zubin Potok janë po ashtu dy raste të reja thuhet ne raportin e sotshëm.

Sipas këtij raporti deri ë tani nga të prekurit janë shëruar 18 persona, ndërkohë që 4 kanë vdekur.

Të prekurit janë nga veriu i Mitrovicës  (31), Zveçani (19), Leposaviq (11), Zubig Potoku (19). Pacientët e prekur janë në Klinikën spitalore në Mitrovicë (21), Qendrën e Studentëve në Mitrovicë (28), Nish (1), Kragujevc (5), KBC ''''Dr Dragisha Mishoviç'''' Beograd (2), KC Serbia Beograd (1), Sajam-in e Beogradit (1).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe shtatë të shëruar.

"Në komunat Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë siguruar 300 pako për familjet e rrezikuara, ndërsa për banorët në Viti edhe Gjilan barna” ka thënë Gjuriq.

"Në komunën e Kamenicës janë siguruar barna dhe janë ndarë të sëmurëve kronik, në Istog kemi siguruar barna dhe mjete mbrojtëse, ndërsa Graçanicë u sigurua buka për 50 familje” njofton zyra.

Sipas kësaj zyre për kërshëndella familjet po festojnë në familje dhe liturgji e shërbesa  janë kryer pa besimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat