Thirrja e fundit për Albin Kurtin: Ju mos i lëshoni zyret, ne dalim në protestë me kamiona e bagera

Aktuale

Thirrja e fundit për Albin Kurtin: Ju mos i lëshoni zyret, ne dalim në protestë me kamiona e bagera

Nga: N. H Më: 20 prill 2020 Në ora: 00:32
Albin Kurti

Analisti politik, Krenar Shala, ka paralajmëruar protesta të mëdha në vend.

Shala përmes rrjetit social Facebook ka deklarua se zyrtarët e VV-së nuk duhet t’i lëshojnë zyret e tyre sepse këta opozitarët, duan t’i grabisin ato me dhunë.

Ndryshe, Shala gjithashtu gjatë ditës ka thënë se presidenti Thaçi, po synon që përsëri të bëhet president, dhe që ta evitojë ndjekjen e tij nga Gjykatës Speciale në Hagë, por edhe prej Gjykatës së Popullit.

“Nuk ka nevojë me i lshu zyret pa marr parasysh që kta dhunshëm po dojnë me e grabitë pushtetin për interesa meskine. Se kta po menojnë që kanë punë me Skender Hysena”, ka shkruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat