Shala: Nëse LDK-ja do të fitonte, VV-ja nuk do të futej në koalicion!

Aktuale

Shala: Nëse LDK-ja do të fitonte, VV-ja nuk do të futej në koalicion!

Më: 20 prill 2020 Në ora: 21:44
Kujtim Shala

Deputeti i LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranonte të hynte në koalicion me LDK-në po që se kjo e fundit do ti fitonte zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas Shalës, VV po të dëshironte do të futej në koalicion me LDK’në para zgjedhjeve në një listë të përbashkët me një kandidat për kryeministër nga LDK’ja.

‘’Po të donte VV të bëhej partner do hynim në garë bashkë me kandidatin tonë për kryeministër’’, ka thënë ai.

“Nëse do të ishim parti e parë VV s’do të bëhej partneri ynë”, shton Shala.

Tutje ai ka thënë se pse kanë pasur nëj marrëveshje politike para zgjedhjeve për bashkëqeverisje dhe pse u ndanë rrugët.

“Gjithmonë kam pasur parasysh se bashkëpunimi i partive opozitare është pak më i thjeshtë se sa kur ulen dhe bisedojnë për qeverisje të përbashkët. Ne kishim një marrëveshje politike për të qeevrisur bashkë, ndryshe nuk do ia jepja votën për të krijuar qeverinë. Qytetarët votojnë vetëm përfaqësuesit e tyre. Unë mora votë si LDK.”, tha ai.

“E kishim parasysh, kur dy të parët bëhen bashkë i dyti dëmtohet.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat