Pavarësimi i Kosovës në fushën e energjisë: Hashim Thaçi falënderon miqtë ndërkombëtarë

Aktuale

Pavarësimi i Kosovës në fushën e energjisë: Hashim Thaçi falënderon miqtë ndërkombëtarë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 00:00
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pasi Kosova u pavarësua edhe në fushën e energjisë.

Ai ka shkruar se miqtë ndërkombëtarë kanë qenë përcaktues për këtë hap të madh të Kosovës.

“I jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme dhe për përkrahjen e tyre në implementimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Nga sot Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë. Është votuar Marrëveshja e Kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, me të cilën ka filluar përmbyllja e procesit të gjatë dhe të mundimshëm të pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë.

Kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe shembull sesi duhet vazhduar përpara drejt realizimit të synimeve tona strategjike.

I jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme dhe për përkrahjen e tyre në implementimin e kësaj marrëveshjeje. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat