Kosova në pozitën 70 të ranglistës së “Reporterëve pa kufij” – Shqipëria bie në pozitën 84

Aktuale

Kosova në pozitën 70 të ranglistës së “Reporterëve pa kufij” – Shqipëria bie në pozitën 84

Nga: F. B. Më: 21 prill 2020 Në ora: 10:24
Ilustrim

Në publikimin e fundit të gjendjes së medieve të “Reporterëve pa kufij” dhe lirisë së mediave , Kosova është ngjitur nga pozita 75 në atë 70, ndërsa Shqipëria dhe Serbia shënojnë rënie në pozitat 84 përkatësisht 93, më e mira është Norvegjia, ndërsa Gjermania e 11-ta, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Në arsyetimin lidhur me këtë gjendje sipas “Danas” thuhet se 6 vitet në drejtimin e Vuçiqit në fillim si kryeministër e tash si president Serbia është bërë vendi ku janë rrezikuar edhe kërcënuar gazetarët dhe ku lajmet e rrejshme gjejnë hapësirë edhe lexohen..

“Numri i sulmeve ndaj medieve po rritet, ndërsa zyrtarët vazhdojnë të përdorin retorikën ndezëse kundër gazetarëve. Disa gazetarë të guximshëm vazhdojnë t mbulojnë tema të rrezikshme të krimit e korrupsionit, por pronësia e medieve që i botojnë janë vetëm ato në internet” thuhet në arsyetim.

Sipas reporterëve pa kufij shumë rrezikime dhe kërcënime të gazetarëve në Ballkan kanë mbetur të pa dënuara,  ku përmendet rasti i gazetarit serb Milan Jovanoviç ku banesës së tij në Greqi i është vënë flaka dhe ende nuk ka epilog gjyqësor.

Më së miri e plasuar Norvegjia, nga rajoni Sllovenia

Nga vendet e regjionit tonë sipas Duetche Welle , Sllovenia është renditur e 32-ta, vitin që shkoi ishte e 34, Rumania e 47, Bosnja dhe Hercegovina renditet e 58, Kroacia 59 duke përparuar 5 pozita. Në këtë renditje Greqia mbetet në pozitën 65, Kosova ka përparuar për pesë pozita dhe nga 75 renditet në pozitën 70. Shqipëria ka rënë nga pozita 82 në atë 84. Maqedonia ka shënuar ngritje për 3 pozita dhe mban pozitën 92, ndërsa pas saj vjen Serbia që la rënë tri pozita më poshtë në atë 93. Mali i zi është në pozitën 105, Bullgaria në atë 111. Ndërsa nga vendet tjera evropiane Rusia renditet e 149, bellorusia në atë 153 dhe Turqia në pozitn 154.

Vendet më së miri të vlerësuara janë Norvegjia (1), Finlanda(2) dhe Danimarka (3), Gjermania është përmirësuar dhe renditet e 11-ta

Në fund të listës sipas reporterëve pa kufij janë Irani në pozitën (173) dhe Kina (177), dhe fare në fund janë Eritrea, Turkmenistani dhe Korea e Veriut (180).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat