Qeveria e re, Mustafa: Po e presim ftesën nga Presidenti për takim

Aktuale

Qeveria e re, Mustafa: Po e presim ftesën nga Presidenti për takim

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:55
Isa Mustafa

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të takohen për mandatarin.

I pyetur nga mediat para selisë së partisë, Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.

‘Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar kreu i LDK’së..

Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat për formimin e qeverisë.

Tashmë LDK’ja ka filluar procedurat e para për koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe pakicat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat