Deputeti i VV-së tregon skenarin ogurzi të përgatitur ndaj Albin Kurtit – flet edhe për protestat gjithë popullore

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon skenarin ogurzi të përgatitur ndaj Albin Kurtit – flet edhe për protestat gjithë popullore

Nga: A.J Më: 21 prill 2020 Në ora: 21:17
Foto

Deputeti i vetëvendosjes Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebook ka thënë se aktualisht Vetëvendosje është duke u sulmuar nga të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë.

Bajqinovci po ashtu ka thënë se këta duan me çdo kusht ta shohin LVV –në duke bërë veprime të tilla për t’u paraqitur viktimë. Shpresojnë se kështu do të zbusin zemërimin popullor që ekziston tek ata. Nuk dëshiron askush të dëgjojë për ta, e ndjejnë këtë edhe kur dalin në qytet. E po do të zhgënjeheni nëse prisni se ne do të lëshohemi në të tilla veprime. Asnjëherë. Këta nuk kuptojnë se mjetet e format e protestës nuk parakuptojnë ushtrim dhune.

Postimi i plotë:

Janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar me çdo mjet e metodë të mundshme Lëvizjen Vetëvendosje. E kuptojmë, kishin pritur se do të ja hedhin popullit e do ta mbulojnë disi bashkimin në PLAN nën tutelën e Hashimit. Nuk ja kanë dalë e as po ja dalin. Resurse enorme janë mobilizuar për ta linçuar e goditur Lëvizjen. Sa më shumë po veprojnë aq më qartë po del PLANI e poashtu po vërehen po i neverisin qytetarët që kanë votuar ndryshimin. Shiheni këtë kryesinë e LDK –së: pa asnjë informatë, pa asnjë të dhënë për rastin e dëmtimit të kabllove në selinë e LDK –së, vrapuan të deklarojnë e të aludojnë në sulme politike.

Këta duan me çdo kusht ta shohin LVV –në duke bërë veprime të tilla për t’u paraqitur viktimë. Shpresojnë se kështu do të zbusin zemërimin popullor që ekziston tek ata. Nuk dëshiron askush të dëgjojë për ta, e ndjejnë këtë edhe kur dalin në qytet. E po do të zhgënjeheni nëse prisni se ne do të lëshohemi në të tilla veprime. Asnjëherë. Këta nuk kuptojnë se mjetet e format e protestës nuk parakuptojnë ushtrim dhune.

Protestat e mënyrat tjera për të shprehur një kundërshtim janë thelbi i një shoqërie të lirë, atribut themelor i angazhimit demokratik të shoqërisë e cila as nuk bëhet fshehur e as nuk bëhet dhunshëm. Jeni errësuar në shtegun e Hashimit duke vrapuar për t’u pozicionuar sa më lartë që mundeni, ndaj edhe më nuk kuptoni asgjë nga konceptet themelore të demokracisë e të shoqërisë së lirë. Ne demonstrojmë brenda këtyre koncepteve, jo natën e jo dhunshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat