Latifi: Pozicioni aktual amerikan nuk është kundër Serbisë, e as Kosovës

Aktuale

Latifi: Pozicioni aktual amerikan nuk është kundër Serbisë, e as Kosovës

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:57
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi, tregoi se janë dy opcione mbi marrëveshjen të cilat po përplasen aktualisht.

Me këtë rast, ai tha se jemi duke shkuar drejt një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Latifit theksoi se si optimistët edhe pesimistët gabojnë, sepse nuk e shohin një gjë: pozicioni aktual amerikan nuk është as kundër Serbisë, as kundër Kosovës. Është një pozicion i baraspeshuar.

Njoftimi i plotë:

Dy opcione mbi marrëveshjen Kosovë – Serbi po përplasen aktualisht. Njëri është opcioni optimist që thotë se Amerika është me ne dhe në fund na pret një marrëveshje e favorshme për Kosovën. Opcioni tjetër është pesimist dhe thotë se Amerika po ia mban anën Serbisë, prandaj jemi duke shkuar drejt një marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Si optimistët edhe pesimistët gabojnë, sepse nuk e shohin një gjë: pozicioni aktual amerikan nuk është as kundër Serbisë, as kundër Kosovës. Është një pozicion i baraspeshuar. Po të mos ishte i tillë, Vuçiqi nuk do të hynte kurrë në Shtëpinë e Bardhë që të bisedoj për Kosovën. Dihet se pozicionet e baraspeshuara të ndërmjetësuesve nuk rezultojnë me marrëveshje ku njëra palë fiton gjithçka dhe pala tjetër asgjë. Ato rezultojnë me kompromise ku dy palët fitojnë dhe humbin diçka reciprokisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat