Analisti politik: E gjithë kjo “zallamahi” politike, është e organizuar nga ndërkombëtarët!

Aktuale

Analisti politik: E gjithë kjo “zallamahi” politike, është e organizuar nga ndërkombëtarët!

Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:17
Vigan Qorroll

Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se e gjithë kjo situatë politike, është një skenar i mirëorganizuar ndërkombëtar, për arsye siç thotë ai, kalimi i marrëveshjes finale me Serbinë.

Sipas tij, kjo po bëhet edhe me çmimin e suspendimit të demokracise dhe rendit kushtetutes të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Siç duket dhe me sa verehet qartesisht — e gjithe kjo zallamahi politike ne Kosove — eshte nje SKENAR i mireorganizuar nderkombetar, vetem e vetem per ta kaluar marreveshjen finale me Serbine. Edhe me çmimin e suspendimit te demokracise dhe rendit kushtetutes te Kosoves.

Kosova, nese preken kufijte, do ta abrogoje edhe Deklaraten e Pavaresise se 17 shkurtit 2008 — e mbase edhe Kushtetuten e saj.
Atehere do te kemi nje rend te ri kushtetues me kufije te rinj ose me dreqin kushtetues brenda saj: asociacionin serb me kompetenca ekzekutive.

Kujt i shkon pershtati kjo gje: neve apo Serbise?
Historia do ta gjykoje si shpartallim me vetdeshire te identitetit tone nacional — prekjen e dokumentit themeltar te shtetit: Deklaraten e Pavaresise!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat