Treni i fundit për Presidentin Thaçi

Aktuale

Treni i fundit për Presidentin Thaçi

Më: 22 prill 2020 Në ora: 20:55
Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka hedhur poshtë si antikushtetues vendimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që zyrtarisht t’ia japë mandatin për formimin e një qeverie të re “cilësdo parti që siguron shumicën në Kuvend”.

Në një konferencë për media, në mbrëmjen e së mërkurës, Kurti ka paralajmëruar se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit në vend, do ta çojë Thaçin në Gjykatën Kushtetuese.

“Këto përpjekje, këto orvatje antikushtetuese, vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan, e shtetin demokratik të Kosovës”, ka vlerësuar shefi në detyrë i ekzekutivit të vendit.

“Nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit, dhe të na kthejnë para datës 6 tetor”, ka shtuar Kurti.

“Presidentit të Republikës i kanë mbetur edhe disa muaj mandat, dhe po dëshiron ta kapë trenin e fundit. Por, i ka ikur edhe treni i fundit. S’ka më trena për presidentin…”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat