Daut Haradinaj tregon se për çka janë marr vesh me LDK-në

Aktuale

Daut Haradinaj tregon se për çka janë marr vesh me LDK-në

Më: 22 prill 2020 Në ora: 21:23
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se negociatat e AAK-së me LDK-në janë ende të pa-detajuara, por ka thënë se ka dakordim për bashkëqeverisje.

Sipas tij, nuk është koha për zgjedhje dhe se kundër kësaj janë të gjitha partitë, përveç LVV-së e cila po vazhdon të insistojë në mbajtjen e tyre.

“Nuk ka gjëra konkrete. Por ka dakordim për bashkëqeverisje në të ardhmen me LDK-në. E patë që të gjitha partitë ishin kundër shkuarjes në zgjedhje, përveç VV-së. Nuk ka rrethana për me shku në zgjedhje”, tha Haradinaj në televizionin publik.

Më tej, ai theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e humbi mundësinë në Parlament, duke e prishur qëllimisht koalicionin.

“Në të ardhmen pritet të shohim, se çfarë zhvillimesh do të kemi. Platforma politike për të cilin jemi pajtuar me LDK-në, janë disa prej këtyre si menaxhimi i situatës së pandemisë, krijimi i stabilitetit pas pandemisë, rikthimi i buxhetit për ato komuna që kjo qeveri i ka linçu. Ligji për Pagat që duhet të zbatohet, etj.”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat