6.949 kontakte të rasteve me COVID-19, nën mbikëqyrjen e IKShPK-së

Aktuale

6.949 kontakte të rasteve me COVID-19, nën mbikëqyrjen e IKShPK-së

Më: 23 prill 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, të mërkurën janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 26 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e tridhjetë (630) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat