​Sveçla shkarkon nga detyra kryeshefen e Inspektoratit Policor të Kosovës

Aktuale

​Sveçla shkarkon nga detyra kryeshefen e Inspektoratit Policor të Kosovës

Më: 23 prill 2020 Në ora: 15:58
Miradie Kelmendi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka shkarkuar sot nga detyra kryeshefen e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi.

Vendimi vjen pas analizës së gjetjeve nga raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018.

Sveçla sqaron se vendimin për shkarkim e ka marrë edhe duke pasur parasysh letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”.

Në këto raporte konstatohen shkelje të ndryshme në menaxhimin e IPK-së dhe mes tjerash edhe rekomandohet shkarkimi i Kelmendi.

“Gjetjet e raporteve e bëjnë të domosdoshëm shkarkimin. Në krye të institucioneve na duhen njerëz që respektojnë ligjin dhe iu garantojnë qytetarëve transparencë të plotë, shërbim profesional e mbrojtje. E kjo është edhe më e rëndësishme kur flasim për drejtuesit në institucionet e rendit publik e ata të Policisë së Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, duke mbajtur përgjegjësi maksimale dhe duke mos lejuar shkeljet, e forcojmë shtetin”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat