Hashim Thaçi i nënshtrohet operacionit në QKUK, kjo është gjendja e tij

Aktuale

Hashim Thaçi i nënshtrohet operacionit në QKUK, kjo është gjendja e tij

Nga: A.Zh Më: 23 prill 2020 Në ora: 17:39
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenca, përmes një komunikate oër media, përcjell Bota sot,

Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në.

Ditë më parë, ishte bërë e ditur se Thaçi kishte gurët në veshkë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat