Veseli viziton Thaçin pas operacionit

Aktuale

Veseli viziton Thaçin pas operacionit

Më: 23 prill 2020 Në ora: 19:58
Hashim Thaci , Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është mirë pas operacionit.

Veseli, që ka kaluar dhjetëra vite bashkë me Thaçin, në ilegale, luftë dhe politikë ka thënë se presidenti shpejt i kthehet punëve dhe familjes.

“Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar ai.
Sot presidenti i vendit iu nënshtrua një operacioni e që sipas zyrës së tij gjithçka shkoi mirë. Ai ditë më parë pati vizita në spital dhe u konstatua se kishte gurë në veshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat