Flet Bedri Istrefi pas lajmit për shkarkimin e tij

Aktuale

Flet Bedri Istrefi pas lajmit për shkarkimin e tij

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:06
Bedri Istrefi

Pak më parë është raportuar që Bordi i përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi së bashku me dy zëvendës kryeshefave ekzekutivë dhe zyrtarin kryesor të kompanisë.

Në një përgjigje për portalin Istrefi ka deklaruar se ende nuk ka marrë zyrtarisht asnjë informatë lidhur me këtë shkarkim.

“Unë nuk kam asgjë zyrtare. Ne e kemi mbajt mbledhjen e Bordit si rregullisht tash nuk e di se çfarë kanë vendosur ky bord.  Për momentin unë nuk kam asgjë zyrtare lidhur me këto fjalë se jam shkarkuar nga pozita e kryeshefit në Telekom”, ka thënë Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat