Ofendoi flamurin e Kosovës, Konjufca i reagon përfaqësuesit të Rusisë

Aktuale

Ofendoi flamurin e Kosovës, Konjufca i reagon përfaqësuesit të Rusisë

Më: 24 prill 2020 Në ora: 20:49
Glauk Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se flamurin shtetëror e ka mbrojtur edhe kur ka qenë në opozitës. Ndërsa tani e ka edhe obligim shtetëror që t’i mbrojë simbolet e vendit.

Ai këto komente i bëri pas reagimit të Rusisë dhe Serbisë, pasi gjatë mbledhjes virtuale të Këshillit të Sigurimit, flamuri i Kosovës u pa në zyrën e Konjufcës, teksa po mbante fjalimin.

Konujfca dha disa shembuj kur ai ka mbrojtur flamurin e Kosovës edhe sa ishte në opozitë, si në komisione të ndryshme, po ashtu edhe gjatë prezantimit jashtë vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat