Dy gra me COVID-19 pritet të lindin së shpejti në Gjinekologji

Aktuale

Dy gra me COVID-19 pritet të lindin së shpejti në Gjinekologji

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:13
Ilustrim

Brenda disa javësh, Klinika e Gjinekologjisë pritet të kryejë dy lindje të shtatzënave me koronavirus.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, thotë se ende nuk është vërtetuar se virusi transmetohet te fetusi, duke shtuar se kanë përgatitur repart të veçantë për t’i kryer këto lindje.

Në testimet e fundit, një fëmijë 2-vjeçar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Zyrtarët në Istog kanë thënë se prindërit e fëmijës gjithashtu janë të prekur dhe dyshohet se ata u infektuan gjatë një varrimi dhe të pame që kishte ndodhur në Pejë.

Deri më tani, në Kosovë me koronavirus janë të infektuar 703 persona dhe mbi 160 janë të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat