Reagon edhe familja e Haki Imerit: Si Shkëlzen Gashi kanë deklaruar edhe liderët e UÇK-së, individët janë subjekt i Gjykatës Speciale

Aktuale

Reagon edhe familja e Haki Imerit: Si Shkëlzen Gashi kanë deklaruar edhe liderët e UÇK-së, individët janë subjekt i Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh Më: 25 prill 2020 Në ora: 11:35
Haki Imeri

Familja e veprimtar të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ku edhe shënoi vrasjen e parë politike pas luftës në Kosovë, i ka dalë në mbrojtje Shkëlzen Gashit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri thotë se Gashi nuk ka fol ndryshe por atë që e thonë SHBA-ja dhe BE-ja.

Kjo familje thekson se prononcime të tilla si të Gashit kanë bërë edhe liderët e UÇK-së në raport me keqpërdorimin e uniformës së UÇK-së.

Prandaj, sipas tyre individët janë subjekt i Gjykatë Speciale, sepse, sipas tyre kanë bërë krime në emër të UÇK-së.

Ata shtojnë se UÇK-ja ka qenë Kosova e jo Gani Thaçi, Rrustem Mustafa, Xhabir Zharku, Latif Gashi e të tjerë.

Postimi i plotë:

Shkelzeni Gashi , asgje nuk paska fol ndryshe ngaqe thote SHBA dhe BE, keso prononcimesh kane bere edhe lider te UCK-se ne raport me keqperdorimin e uniformes se UCK-se .Ka pas individe qe ne emerin e saj kane bere krime .Prandaj individet e caktuar jane subjekt i Gjykates Speciale .Individet qe kane bere krime ne emer te UCK-se nuk mund te fshihen pas saj.

UCK-ja ka qene Kosova . UCK-ja nuk ka qene psh ; Gani Thaci ..... UCK-ja nuk ka qene Rrustem Mustafa , UCK-ja nuk ka qene Xhabir Zharku, UCKja nuk ka qene Latif Gashi , UCK -ja nuk ka qene as Shpresim Uka e Faruk Gashi ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat