Kollçaku: PLAN-i spostoi COVID-19 nga debati publik?!

Aktuale

Kollçaku: PLAN-i spostoi COVID-19 nga debati publik?!

Nga: M.H Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:53
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përfaqësuese e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje veprimet që “politikanët”, në kohën e pandemisë po veprojnë, transmeton “Bota sot”.

Kollçaku shprehët që jeta e punëtorëve shëndetësoj po vazhdon ende të jetë betejë dhe se e gjithë përgjegjësia për mosrespektim të masave për situatën aktuale ju bie “politikanëve”, që po pengojnë menaxhimin e situatës.

Postimi i plotë

PLAN-i spostoi COVID-19 nga debati publik (??!!!!!!!)
Për punëtorët shëndetësor beteja vazhdon pa ndalur.
Ndërsa në terren stigma ndaj të prekurve është diçka e paparë deri më sot. Pothuajse paranojë kolektive.
Në anën tjetër ish-pushtetarët e etshëm për pushtet po veprojnë në kundërshtim të plotë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore në krye me Ministrin e Shëndetësisë dhe institucionin më të thirrur, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjithë përgjegjësia për situatën në terren, dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët do të bie mbi "politikanët" që në kohën e pandemisë globale penguan me vetëdije menaxhimin e situatës, ftuan në mosbindje, si dhe promovuan publikisht mosrespektimin e masave parandaluese me shembull vetanak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat