Pas deklaratës së Gashit për UÇK-në, reagon Vasfije Krasniqi, ka një pyetje

Aktuale

Pas deklaratës së Gashit për UÇK-në, reagon Vasfije Krasniqi, ka një pyetje

Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:56
Vasfije Krasniqi

Ka reaguar Vasfije Krasniqi –Goodman, pas deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se ‘UÇK ka vrarë 1000 civilë të pafajshëm serb’, ka pasur reagime të shumta nga deputetë dhe qytetarë të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Krasniqi-Goodman, ka reaguar duke thënë se vitin e kaluar kanë qenë viktimat e dhunës seksuale tash UÇK-ja.

“Vjet victimat e dhunes sexuale, tash UÇK-ja. Whats next?”, ka shkruar Krasniqi.

Pak orë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar ish-këshilltarin e tij, pas deklaratave të këtij të fundit, që nxitën reagime të shumta.

Vasfije Krasniqi-Godman është e mbijtuara e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat