“Si po tentohet të shkelet vullneti qytetar”, Bulliqi flet për gazetën zvicerane

Aktuale

“Si po tentohet të shkelet vullneti qytetar”, Bulliqi flet për gazetën zvicerane

Nga: A.Zh Më: 26 prill 2020 Në ora: 11:21
Shkrimi i Blick

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka paraqitur pikëpmajet e tij politike në lidhje me situatën politike që gjendet Kosova për gazetën zvicerane “Blick”.

Ai aty ka thënë se ka paraqitur se si po tentohet të shkelet vullneti qytetar nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Bulliqi ka theksuar se qeveria e re ka nevojë për legjitimitet të ri dhe se Kosova nuk guxon të bëjë eksperimente me rendin kushtetues, përcjell Bota sot.

Postimi i Bulliqit në Facebook:

Para disa ditësh kam dhënë një intervistë për gazetën zvicerane Blick, ku kam paraqitur pikëpamjet e mia politike në lidhje me situatën politike që gjendet Kosova. Aty kam paraqitur se si po tenton të shkelet vullneti qytetar i dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit, ku nxorrën Lëvizjen VETËVENDOSJE fituese dhe Albin Kurtin politikanin më të votuar, poashtu kam shprehur se një qeveri e re ka nevojë për legjitimitet të ri dhe Kosova nuk guxon të bëjë eksperimente me rendin kushtetues pasi dëmet janë të pariparueshme duke e humbur kuptimin e garës zgjedhore për sistemin parlamentar të Republikes tonë, por ajo koncentrohet në pazaret ndërmjet partive politike dhe jo në vullnetin qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat