Drejtori i Shëndetësisë në Istog tregon gjendjen aktuale në kuadër të Covid-19

Aktuale

Drejtori i Shëndetësisë në Istog tregon gjendjen aktuale në kuadër të Covid-19

Më: 26 prill 2020 Në ora: 15:18
Ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, përmes një postimi ka sqaruar gjendjen aktuale në Komunën e Istogut në kuadër të pandemisë Covid-19.

Osmanaj tha se deri më sot kanë 8 raste pozitive me koronavirus, një të vdekur, një të shëruar dhe gjashtë raste nën percjellje e njëri prej tyre në gjendje të rëndë në Klinikë i cili nga 15.04.20 ishte i shtrirë në spitalin regjional për probleme neurologjike, ndërsa rastet tjera janë nën përcjellje shëndetësore ditore.

“Janë hulumtuar kontaktet e përsonave covid + dhe kemi hartuar një listë prej 8 vetash që duhet testuar”, shtoi ai.

Njoftimi i plotë:

Gjendja aktuale në Komunën e Istogut në kuadër të pandemisë covid-19
Deri sot kemi 8 raste të konfirmuara pozitivë në coronavirus :një të vdekur,një person të shëruar,gjashtë raste nën percjellje e njëri prej tyre në gjendje të rëndë në Klinikë i cili nga 15.o4.20 ishte i shtrirë në spitalin regjional për probleme neurologjike!
Rastet tjera janë nën përcjellje shëndetësore ditore!
Janë hulumtuar kontaktet e përsonave covid + dhe kemi hartuar një listë prej 8 vetash që duhet testuar!
Ne në kuadër të Qendrës operative Komunale po perpiqemi maksimalisht në kryerjen e detyrave tona!
Bashkë me ne si përgjegjës i dep.të shëndetësisë së burgjeve po punon edhe dr.Milazim Gjocaj!
Pos aktiviteteve të përditshme sot firma “Pika grup”me pronar Flakron Jahaj bëri dezinfektimin e hapësirave të emergjencës,një pjesë të rep.të Mjekësisë familjare dhe të gjitha automjeteve të QKMF-së si ndihmë(donacion) të cilin e falenderojmë!Poashtu dhuroi një sasi dezinfektantësh dhe materiale tjera!
Me këtë rast falenderoj asambleistin Labinot S Aliaj për angazhimin rreth këtij donacioni!
Situata është nën kontrollë por,jo për t’u injoruar prandaj kujdes edhe për një kohë!
Shpresoj të kaloj më shpejtë kjo pandemi e t’i kthehemi jetës normale!
Bashkëiadalim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat