Haradinaj viziton “rrugën e jetës”: Fjalët i merr era, veprat mbesin. Plava po lidhet me Kosovë

Aktuale

Haradinaj viziton “rrugën e jetës”: Fjalët i merr era, veprat mbesin. Plava po lidhet me Kosovë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 23:11
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj sot e ka vizituar aksin rrugor që është në ndërtim e sipër ndërmjet Deçanit dhe Plavës, një aks rrugor jetik për të lidhur shqiptarët në të dy anët e kufirit.

“Fjalët i merr era, veprat mbesin. Plava po lidhet me Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo rrugë, e cila ka hasur në vështirë gjatë ndërtimit nga Manastiri i Deçanit, por së fundit edhe me cungimin e buxhetit nga Qeveria Kurti.

Rruga është e gjatë rreth 30 kilometra dhe deri më tash janë shtruar me asphalt mbi 16 kilometra.

Kjo rrugë shihet si jetësore edhe për zhvillimin e turizmit në këtë anë të Dukagjinit. Njihet si ”rruga e jetës”.

Në këtë vizitë, Haradinaj është shoqëruar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat