​Reka dhe Cakaj flasin për marrëveshjen lidhur me procesin integrues në BE

Aktuale

​Reka dhe Cakaj flasin për marrëveshjen lidhur me procesin integrues në BE

Më: 27 prill 2020 Në ora: 12:23
Blerim Reka

Në pamundësi për t’u takuar si pasojë e pandemisë, Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Integrimit Evropian, gjatë kësaj bisede që të dy, shprehën kënaqësinë e ndërsjellë, për nënshkrimin ndonëse në distancë të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Së Shqipërisë dhe Ministrisë së integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për mbështetjen e ndërsjelltë në kuadër të përgatitjes për hapjen dhe zhvillimin e negociatave të pranimit.

“Ministrat Reka dhe Cakaj, konstatuan rëndësinë e kësaj marrëveshje për bashkëpunimin bilateral në përgatitjen ndër-institucionale për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ministri Reka, i uroi homologut të tij Cakaj për rekomandimin e Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq që ty së bashku ndajnë shpresën që Kosova, të gëzojë liberalizimin e vizave, dhe së shpejti, të fillojë përgatitjet për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Në bisedën telefonike, ata e vlerësuan si shumë të rëndësishme edhe anën praktike të kësaj marrëveshje, përmes së cilës zyrtarët dhe ekspertët nga të dy anët e kufirit, do të punojnë së bashku, duke këmbyer dijen dhe përvojat, brenda mekanizmave dhe strukturave insitucionale, që do të krijohen në përputhje me këtë kornizë bashkëpunimi. Në veçanti, duke u përqendruar në krijimin e strukturave negociuese për negociatat anëtarësuese, të grupeve të ekspertëve sipas kapitujve negociues dhe për procesin e vlerësimit të screeningut. Në funksion të jetësimit të kësaj marrëveshje, do të formohet Komiteti i Përbashkët, i cili do të mblidhet dy herë në vit për të shqyrtuar planet e veprimit 6 mujore. Në përmbledhje, ishte pajtim i përbashkët se bashkimi i kapaciteteve administrative ndër-shtetërore, përmes bashkimit të kapaciteteve profesionale, redukimit të kohës dhe kursim buxhetesh, përveç avancimit të resursve institucionale përgatitore për fazat e ardhshme integruese, do t’a shpejtojë edhe përkthimin e filluar në gjuhën shqipe të drejtës së BE (acquis) për të dyja vendet”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat