Milaim Zeka i kundërpërgjigjet ashpër Baton Haxhiut: Edhe gjatë luftës Batoni fliste...

Aktuale

Milaim Zeka i kundërpërgjigjet ashpër Baton Haxhiut: Edhe gjatë luftës Batoni fliste...

Nga: N.Sh Më: 27 prill 2020 Në ora: 16:08
Baton Haxhiu

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, i është kundërpërgjigjur gazetarit Baton Haxhiu.

Zeka parmes një postimi në Facebook, thotë se, Baton Haxhiu jo rrallë herë ka folur gjëra që as në një tavolinë kafeneje nuk flitet.

Kryetari i Partisë Euroatlantike, thotë se Baton Haxhiu edhe gjatë luftës ka folur gjëra të tilla.

Sipas Zekës, deklaratat e Haxhiut janë të pafalshme dhe skandaloze, pasi nuk ka të drejtë askush që të kërkoj amnisti për krimet serbe në Kosovë.

Madje sipas tij, ata që kryen krime duhet të dënohet jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri.

Zeka ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku thotë se qëndrimi kundër saj është punë sherri dhe kundër interesave të Kosovës, pasi ajo është krijuar nga shtetet mike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Pse nuk pajtohem me Baton Haxhiun?!

Jo rralle, edhe gjate luftes, edhe pas luftes, Baton Haxhiu ka folur gjera qe realisht as ne nje tavoline kafeneje nuk fliten. Eshte e pafalshme, qe nje publicist, madje edhe keshilltar i shume politikaneve tane, ketu e ne Tirane, te beje nje gabim kaq skandaloz. Askush, ama askush nuk ka te drejte te kerkoje amnesti per krimet serbe ne Kosove. Duhet ta nxjerrim nje ligj qe te ndiqen te gjithe ata qe kane bere krime, jo vetem sa jane gjalle, po te denohen edhe per se vdekurit.

Serbia ka bere krime edhe mbi monumentet kulturore dhe arkeologjike te Kosoves. Asnje kishe ortodokse nuk eshte djegur gjate luftes, madje as ajo ne Llaushe. Kishat u kallen me 2004, nga segmentete serboruse, per ta stopuar shpalljen e Pavaresise.

Edhe qendrimi kunder Gjykates Speciale eshte pune me sherr, dhe kunder interesave te shtetit te Kosoves. Gjykata eshte krijuar nga shtetete mike te Kosoves. Ata qe e kane krijuar, ata kane te drejte te flasin rreth saje. Une personalisht mendoje qe pasojat jane te paparashikuara nese i hyhet kesaje teme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat