Demi kritikon LDK-në: Për çfarë i duheni Thaçit, përpos që t'ia lejoni udhëheqjen e dialogut

Aktuale

Demi kritikon LDK-në: Për çfarë i duheni Thaçit, përpos që t'ia lejoni udhëheqjen e dialogut

Nga: G.B Më: 27 prill 2020 Në ora: 17:49
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Agron Demi nga shoqëria civile ka thënë se LDK-së po i duhen votat e Listës Serbe e jo ato të PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse LDK-së i duhet Thaçi, për çfarë i duhet Thaçit LDK-ja, përveç se me ja leju Thaçit me i udhëheq negociatat, përcjell Bota sot.

Demi ka thënë se LDK nga 'Koalicioni i Shpresës' tek 'Koalicioni i Shkrepëses'.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LDK po thotë se nuk ka nevojë për votat e PDK, por ka nevojë për votat e Listës Serbe!

Nuk i duhet PDK, po i duhet Thaçi me ua qelë rrugën. Prej kur Thaçi nuk qenka në sinkron me PDK-në?

Nëse LDK-së i duhet Thaçi, për çfarë i duhet Thaçit LDK-ja? Përveç se me ja leju Thaçit me i udhëheq negociatat.

LDK paska deklaru se do ti ketë 7 ministri, AAK do ti ketë 4, Nisma 2, minoritetet 3 dhe për AKR nuk dihet. Pra, koalicioni i ri vetëm se do të ketë më shumë ministri se sa qeveria aktuale.

Sa qelë e mshelë sytë, nga 'Koalicioni i Shpresës' tek 'Koalicioni i Shkrepësës'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat