21 vjet nga masakra e Mejës, ende s’ka përfunduar ndërtimi i kompleksit memorial, familjarët të shqetësuar

Aktuale

21 vjet nga masakra e Mejës, ende s’ka përfunduar ndërtimi i kompleksit memorial, familjarët të shqetësuar

Më: 27 prill 2020 Në ora: 20:37
Foto Meje Gjakovë

27 prill është emëruar rruga që të qon tek Kompleksi Memorial në Mejë. Pikërisht kjo datë, 21 vite më parë ishte e kobshme për gjithë Kosovën.

376 shqiptarë u vranë e u masakruan mizorisht  nga forcat paramilitare serbe këtu në Mejë të Gjakovës.

E varret e tyre  këtë të hënë u mbushen me lule, pavarësisht faktit se Kosova është në kohë pandemie.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, familjarët e viktimave e mbajnë mend mirë atë ditë.

E kujtimi i fëmijëve e bashkëshortëve të masakruar është gjithmonë emocional.

Ky kompleks memorial u mbush me të afërm e familjarë.

Ndërsa për mbajtjen e distancës sociale këtu, u përkujdes Policia.

E familjarët që erdhën ti kujtojnë më të afërmit e tyre thonë se shpresa për drejtësi, atyre nuk do të u vdesë kurrë.

Pos familjarëve, homazhe këtu bënë edhe lider shtetëror e institucional.

Në mëngjes këtu erdhi kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

E pas dite në Meje erdhi edhe presidenti Hashim Thaçi.

Veprimet e serbëve ë 21 viteve më parë, i pari i shteti i quajti gjenocid.

Ndërsa shtoi se për këto krime tha se po heshtin edhe ndërkombëtarët.

Homazhe këtu bëri edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se kryesit e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë.

Ndërkohë, ndonëse kanë kaluar 21 vjet që kur është kryer kjo masakër nga serbët , kompleksi memorial i Mejës ende nuk ka përfunduar.

Kjo gjë po shkakton mjaft shqetësime tek familjarët e viktimave.

Ndonëse këtu janë vrarë 376 shqiptar të pafajshëm, deri me tani kryesit e këtij krimi nuk kanë dal para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat