Historia e dhimbshme e Nënës Pashkë: I vuri flakën vetës, tre ditë pasi ia kthyen eshtrat e djemve të saj që u vranë në Masakrën e Mejës

Aktuale

Historia e dhimbshme e Nënës Pashkë: I vuri flakën vetës, tre ditë pasi ia kthyen eshtrat e djemve të saj që u vranë në Masakrën e Mejës

Më: 27 prill 2020 Në ora: 21:43
Nana- Mehe

Sot u shënua 21 vjetori i Masakrës së Mejës. Në këtë masakër u vranë edhe dy djemtë e nënës Pashkë.

Kjo e fundit nga dhembja e madhe që ndjente me humbjen e djemve, në vitin 2003, rrugës për te varrezat, ishte ndalur te shkurret prapa gurit dhe e kishte fshehur një bidon me benzinë.

Pasi që kishte kryer ritualin e vizitës te varrezat e djemve, ajo ia kishte vënë flakën vetes, vetëm tri ditë pasi ia kthyen në Kosovë eshtrat e djemve të saj.

Dy djemtë e Pashkës u vranë nga forcat serbe në Masakrën e Mejës, sot 21 vite më parë.
Trupat e tyre u gjetën në varrezat masive të fshehta në Batajnicë dhe sot prehen në varrezat e Mejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat