Afër marrëveshjes së koalicionit, Mustafa e Hoti takojnë Limajn në Kuvend

Aktuale

Afër marrëveshjes së koalicionit, Mustafa e Hoti takojnë Limajn në Kuvend

Më: 28 prill 2020 Në ora: 14:54
Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa

Po vazhdojnë bisedat për arritje të koalicionit mes LDK-së me Nismën-AKR-në dhe AAK-në.

Sot pritet të zhvillohet një takim mes kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Takimi është konfirmuar nga partia Nisma, të cilët thanë takimi do të realizohet në objektin e Kuvendit.

Seanca për formimin e Qeverisë “Hoti” është thënë nga partitë në fjalë se mund të thirret gjatë kësaj jave.

Kujtojmë, se LDK ka propozuar Avdullah Hotin për kryeministër, i cilit edhe pritet të jetë pjesë  e takimit Mustafa-Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat