Krasniqi: Pacolli ka imunitet si deputet, nuk mund të arrestohet

Aktuale

Krasniqi: Pacolli ka imunitet si deputet, nuk mund të arrestohet

Më: 28 prill 2020 Në ora: 18:16
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi, nga D+ ka qenë i ftuar sot në emisionin Frontal në T7, ku ka folur për seancën ku do të votohet qeveria e re si dhe për rastin e deputetit të AKR’së, Behgjet Pacollit.

Krasniqi ka sqaruar se deputetëve nuk mund të ju jepet mundësia që të votojnë nga distanca.

“Jo nuk mund të ketë votim nga distanca, votimi bëhet përmes ngritjes së dorës, mënyrë elektronike apo deklarimi i secilit deputet. Kuvendi nuk parasheh delegimin e votës”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për paralajmërimin që iu është bërë kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, që do të futet në karantinë sapo të hyjë në Kosovë.

Krasniqi thotë se ligji për deputetët ia jep atij një status tjetër prej qytetarëve.

“Ligji për deputetët u jep një status tjetër prej qytetarëve. Po ashtu deputet kanë  imunitet.  Nuk mund të ndalohet apo arrestohet, në momentin që nëse Pacolli refuzon ti përgjigjet urdhërave dhe vendos të largohet policia nuk ka drejtë të arrestoj.

Edhe nëse shkojmë në ekstremin, nëse ai nuk dëshiron tu bindet urdhërave, policia e Kosovës nuk kanë të drejtë ta ndalojnë Behgjet Pacollin”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat