Lumir Abdixhiku për rezultatet me Covid-19: Ndjenjë triumfi që po afrohet

Aktuale

Lumir Abdixhiku për rezultatet me Covid-19: Ndjenjë triumfi që po afrohet

Nga: N. H Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:37
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku për rezultat me Covid-19: Ndjenjë triumfi që po afrohet

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar rezultatet e publikuara nga ministri Vita, me Covid-19.

Abdixhiku thotë se për të dytën ditë radhazi, numri i të shëruarve po e tejkalon numrin e të infektuarve.

Sipas ministrit në detyrë, rezultatet e sotme janë ndjenjë se triumfi që po afrohet.

Ja shkrimi i tij:

Për të dytën ditë radhazi, numri i të shëruarve tejkalon numrin e të infektuarve. Këtë herë trefish më shumë; 31-10. Ndjenjë lehtësimi. Ndjenjë triumfi që po afrohet. Kujdesi duhet të vazhdojë. Lehtësimet duhet dhe po nisin. Rimëkëmbja po na pret. S’do të jetë e lehtë por asgjë me kaq shumë vullnet s’duket e pamundshme.

Keni hequr dorë nga gjërat më të bukura tuaja ditore - nga takimi me miq, vizitat me familjarë e puna me bashkëpunëtorë. Jeni e jemi ndarë nga njëri tjetri. Duket e largët dita e fundit normale e jona. Kjo sakrificë po shpaguhet dhe s’ka asgjë më të bukur se kjo. Ju faleminderit të gjithëve për dy ditë të jashtëzakonshme dhe për të tjerat që janë në ardhje.

E bëni mundin e secilit të vlejë.
Kujdesuni për veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat