Pal Lekaj: Sot nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me LDK-në

Aktuale

Pal Lekaj: Sot nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me LDK-në

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:51
Pal Lekaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë një takim për t’i finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se po punohet që sot pasdite të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes me LDK-në.

“Po punohet në atë drejtim, që sot pasdite të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes në mes AAK-së dhe LDK-së”, ka thënë Lekaj.

AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zv.kryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.

Ndryshe, kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do t’i përmbyllin çështjet e koalicionit dhe do të dalin me përbërjen e qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat