​Veseli viziton pikën doganore në Hanë të Elezit

Aktuale

​Veseli viziton pikën doganore në Hanë të Elezit

Më: 29 prill 2020 Në ora: 12:46
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar pikën doganore në Hanit të Elezit, me ç’rast u shprehu ngushëllime për vdekjen e oficerit doganor në pikën kufitare në Vërmicë.

Veseli ka shprehur falënderimit për punën që po e bëjnë Policia e Kosovës dhe doganierët në këtë kohë pandemie.

Veseli: Faleminderit edhe Policisë jeni më të mirët

“Ngushëllime për institucionin e Doganës për kolegun Kujtimin i cili vërtetë ka qenë një njeri jashtëzakonisht i mirë por kjo është çmimi i ballafaqimit në interes të qytetarëve. Faleminderit edhe Policisë jeni më të mirët”, tha ai.

Veseli u interesua edhe për funksionimin e kësaj pike doganore, ku me këtë rast udhëheqësi i pikës kufitare në Han të Elezit, Sabit Brava e njoftoi se kryesisht po kthehen qytetarët që ndodhen jashtë Kosovës.

Ai tha se ka edhe import por edhe të eksport të mallrave në këtë pikë doganore.

Brava: Fluksi është i ndaluar

“Në baza ditore kemi qytetarë që kthehen e të cilët kanë qëndruar deri tani jashtë ... fluksi është i ndaluar...mallra ka futen në terminal në procedurë të rregullt kemi edhe import edhe eksport”, tha ai.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli sot do të vizitojë edhe kryetarin e Komunës së Kaçanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat