Kush është ministrja e Qeverisë Hoti e dënuar për vepra kriminale korruptive?

Aktuale

Kush është ministrja e Qeverisë Hoti e dënuar për vepra kriminale korruptive?

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:17
Avdullah Hoti

Gjatë ditës së sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me AAK-në.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për koalicionin ka treguar edhe emrat që do t’i propozojnë për ministra.

Sipas kësaj marrëveshje, AAK-ja në qeverinë e re i merr 4 ministra dhe një zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të emërohet Selim Selimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ndërsa, Ramë Likaj në krye të Ministrisë së Arsimit.

Besnik Tahiri ndërkaq do të propozohet për zëvendëskryeministër.

E pas kësaj ka reaguar menjëherë Ehat Miftaraj nga IKD-ja ku tha se në Qeverinë Hoti, për Ministër të Punëve të Jashtme do të kemi një person të dënuar për vepra penale korruptive.

Sipas tij, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në fund të pusit.

Postimi i plote:

Dmth në qeverinë Hoti nëse e njëjta votohet në Kuvend, Ministër të Punëve të Jashtme do kemi një person të dënuar për vepra penale korruptive.

Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në fund të pusit.

Dita e mirë shihet në mëngjes. Mëngjesi jashtëzakonisht shumë i zymtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat