Ministrja në ardhje është e dënuar me burg

Aktuale

Ministrja në ardhje është e dënuar me burg

Më: 29 prill 2020 Në ora: 14:57
Ramush Haradinaj dhe Meliza Haradinaj -Stublla

Është arritur marrëveshja për koalicion në mes LDK-së dhe AAK-së.

Për marrëveshjen të koalicionit ka njoftuar, vete i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK-së do t’i takojnë katër ministri në qeverinë të cilës pritet t’i prijë Avdullah Hoti.

Haradinaj tha se në ministrinë e Punëve të Jashtme, ministre do të propozohet, Meliza Haradinaj -Stublla.

Por, në tetor të vitit 2019, Meliza Haradinaj ishte dënuar me 8 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë, çka do të thotë se ajo akoma nuk e ka kryer dënimin.

Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me 8 muaj burgim me kusht Meliza Haradinaj -Stubllën, pasi si zyrtare e lartë që ishte, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj ajo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, për të dënuarën nuk do të ekzekutohet vendimi me burgim nëse gjatë 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ajo akuzohej se me rastin e marrjes së detyrës si këshilltare politike e kryeministrit Ramush Haradinaj, më 11 shtator 2017, nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion pronësinë e saj mbi biznesin “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër, edhe pse ka qenë e obliguar.

Me këtë ajo kishte bërë shkelje bazuar në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat