Dikur bashkëpunëtor, tash Mimoza Kusari-Lila thotë këto fjalë për Behxhet Pacollin

Aktuale

Dikur bashkëpunëtor, tash Mimoza Kusari-Lila thotë këto fjalë për Behxhet Pacollin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 22:04
Kusari-Lila, Pacolli

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se është më tepër se skandal nëse deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është kthyer me presidentin në veturë dhe ndodhet në Kosovë.

Sipas saj, ai dramaticitet i Pacollit nuk ishte fare i nevojshëm.

“Reagimet e tij emocionale, nuk janë të paditura. Totalisht e paarsyeshme dhe të panevojshme në veçanti nuk i bëri nder jo vetëm vetit, por edhe posteve që ka mbajtur deri më tash me referencat e tij në Tëitter tek ambasadorët, të cilët zgjodhën të qëndrojnë në Kosovë përkundër pandemisë. E Pacolli, që natyrisht e dimë se jeton mes Kosovës dhe Zvicrës, vendosi të shkojë në Zvicër. Në momentin që ai e pa të arsyeshme të kthehet për shkak të votës së tij për Qeverinë kërkoi përjashtim nga standardi që është i përcaktuar nga të gjithë. Totalisht e panevojshme për këto rrethana, ku ndoshta do të mund të menaxhohej pa këtë dramaticitet”, ka thënë ajo në KTV.

Sipas saj, kjo mund të jetë një precedant tepër i rëndë, përveç shkeljes së rendit kushtetues dhe shkeljeve të tjera penale në Kosovë, se çfarë bëri presidenti i Republikës së Kosovës dje në Shqipëri dhe me kënd u kthye prapa.

“Dhe nëse ka ndodhur që z. Pacolli është kthyer me presidentin në veturë dhe ndodhet në Kosovë, kjo është më tepër se skandal. Mendoj se është shumë shumë afër mendsh që presidenti në gjithë këtë vjellje të mërisë që e ka dhe inatit ndaj Qeverisë në detyrë Kurti, dhe ndaj sjelljeve që ka bërë deri më tash në një moment afekti të pakontrolluar për një vend ku mbretëron rendi dhe ligji, atëherë ka marrë këtë iniciativë dhe të bëjë një hap ilegal. Dhe nëse është si i tillë, vetëm për këtë ndërmarrësi presidenti duhet të shkojë bashkë me z. Pacollin”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo tutje ka shtuar se sikur Pacolli të shkonte në Konvikt do t’i sillte shumë popullaritet.

“Mendoj se fushatën më të mirë për veten ai do ta bënte sikur të qëndronte në Konvikt, dhe sikur të kishte treguar siç dëshiron të na tregojë në vazhdimësi se është njëri prej nesh. Se pa marrë parasysh se çfarë ka arritur në jetë ai prapë është prej këtu. Qëndrimi në Konvikt do t’i sillte shumë më tepër se popullaritet, se sa që i solli reagimi i tij në këtë mënyrë të vrazhdë dhe në ofendim ndaj Qeverisë në detyrë. E edhe votën për Qeverinë e konsideron si tregtim. Ky mentaliteti se unë të kam votuar dhe t’i duhet të më lejosh të bëj diçka, është biznes. Me këtë ai vetëm sa ka sjellë telashe për të tjerët që mendojnë se janë të veçantë”, është shprehur Kusari-Lila.

Tutje ajo ka folur edhe për situatën politike, duke shtuar se zgjedhjet janë rruga e vetme, pasi s’ka rrugë të ndërmjetme.

Ajo thotë se e ka mjaft problem që të bëhet Qeveria e LDK-së.

“Kjo qeveri ka problem që të bëhet. Nuk ndihem mirë me atë se çfarë i shkaktuam popullit. Është e paimagjinueshme që t’iu vendosen mbi supe edhe problemet politike”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat