Jahjaga me mesazh për të mbijetuarit e dhunës seksuale: Qëndrimi brenda ua rikthen kujtimet e vështira

Aktuale

Jahjaga me mesazh për të mbijetuarit e dhunës seksuale: Qëndrimi brenda ua rikthen kujtimet e vështira

Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:15
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i është bashkuar fushatës #TeAfertneDistance duke iu drejtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

“Nuk mund të imagjinoj sa e vështirë është kjo periudhë për ju. Qëndrimi brenda nuk është i lehtë na rikthen kujtimet e vështira të cilat gjithëherë mbesin plagë të hapura. Por të gjithë jemi në këtë së bashku dhe së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë. Ju keni treguar forcë të jashtëzakonshme qe 21 vite dhe unë jamë e bindur që kjo forcë do ju ndihmojë jo vetëm juve por edhe familjet tuaja në tejkalimin e kësaj situate”, ka thënë Jahjaga.

Njoftimi:

Sot fushatës tonë #TeAfertneDistance iu bashkëngjit edhe Themeluesja dhe Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Jahjaga, znj.Atifete Jahjaga.

Ajo në mesazhin e saj u drejtohet të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë.

Ne jemi gjithmonë me ju, heroinat tona.

Të afërt në distancë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat