Pacolli: Jam frikësuar se shteti im do të bëjë një akt terrorist ndaj aeroplanit tim - Bota Sot
Pacolli: Jam frikësuar se shteti im do të bëjë një akt terrorist ndaj aeroplanit tim

Aktuale

Pacolli: Jam frikësuar se shteti im do të bëjë një akt terrorist ndaj aeroplanit tim

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:37
Behgjet Pacolli

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë pas aterrimit të tij në Prishtinë se është ndjerë i friëksuar se shteti mund të kryejë “ndonjë akt terrorist” mbi të andaj vendosi të aterronte në Tiranë. Po ashtu, Pacolli tha se nuk i pëlqeu fare një postim i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai e ftonte në debat.

‘’Postimii zoti Kurtit nuk më ka pëlqyer ku më ka thirr në konfrontim dhe unë në anën tjetër me policinë. Unë nuk jam kriminel. Çdo punë që e kam bërë për këtë shtet meritoj respekt. Unë jam qytetar i botës dhe kam zgjedhur të jetoj në Kosovë. Këtu dua të vazhdojë jetën dhe këtë të drejt nuk ia lë askujt të ma cenoj.‘’,tha ai.

‘’Unë kam qenë dy muaj i vetëizoluar. Leja ime e fluturimit njëherë është anulu. Është kushtëzuar leja e dytë me implikime tjera, kinse në dhënien e lejes duhet involvuar disa ministri vitale të Kosovës. Unë fluturoj me një fluturake, unë herën e parë jam friksuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterrova në Tiranë.’’, shton Pacolli.  

‘’Kam pasur presion të madh. Lojërat politike prej që vendosa të kthehem në Kosovë krijonin presion të madh’’, përfundoi Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat