Jakup Krasniqi i kushton poezi Vetëvendosjes: Janë dyzet e mbase më shumë vjeç; por sillen sikur të jenë në pubertet

Aktuale

Jakup Krasniqi i kushton poezi Vetëvendosjes: Janë dyzet e mbase më shumë vjeç; por sillen sikur të jenë në pubertet

Nga: H.O. Më: 30 prill 2020 Në ora: 21:19
Jakup Krasniqi

Ish kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka publikuar një poezi kushtuar situatës aktuale në vend.

Këtë poezi duket se ua ka kushtuar zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e titulluar ‘Çiliminjtë nuk njohin shtet’.

Krasniqi tutje në një varg shkruan: “A thua kombi nga ta pret ndryshim, Derisa shajnë e gajasen për ibret, Këta trimosha jo nuk janë shpëtim, Kur nuk dëgjojnë tjetri çfarë flet”.

Postimi i plotë:

ÇILIMINJTË NUK NJOHIN SHTET

Kur në pushtet vijnë çiliminjtë
Nuk njohin jo as lindjen e vet
Në luftën e tyre janë si kërthinjtë
Nuk njohin komb nuk njohin shtet

Janë dyzet e mbase më shumë vjeç
Por sillen sikur të jenë në pubertet
Vrapojnë me galop si për kanaxheç
Në garë kush nga ta më shumë bërtet

A thua kombi nga ta pret ndryshim
Derisa shajnë e gajasen për ibret
Këta trimosha jo nuk janë shpëtim
Kur nuk dëgjojnë tjetri çfarë flet

Medet ç’është gjithë ky i madh siklet
T’i thuash lamtumirë dhe krenarisë
Kur duhet duruar edhe çiliminjtë e vet
Që çojnë ujë në mullinjtë e Serbisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat