Hashim Thaçi bëhet shkak që Haxhiu e Mushkolaj të zhvillojnë polemika të ashpra me njeri-tjetrin

Aktuale

Hashim Thaçi bëhet shkak që Haxhiu e Mushkolaj të zhvillojnë polemika të ashpra me njeri-tjetrin

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:04
Albulena Haxhiu, Imer Mushkolaj

Një debat i ashpër mes analistit Imer Mushkolaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është zhvilluar në emisioni Debat Plus në Tv Dukagjini. E gjitha ka filluar kur është transmetuar paraqitja e djeshme me telefon e presidentit, Hashim Thaçi, në emision.

“Ju nuk është dashur ta thirrni fare presidentin, por meqë foli ai, ju asnjëri nuk reaguat”, tha Haxhiu.

Mushkolaj i ka thënë Haxhiut se nuk ka të drejt të përzihet se kush ftohet në emision.
“Ju nuk mund të na përziheni neve kë e thrrasim në emision, është e drejt e jonja ne e marrim presidentin në deklarata për një çështje të rëndësishme. “, ka thënë ai.

Mushkolaj ka thënë më pas se është skandaloze që Presidenti Thaçi ta quaj një parti kriminale, por ai tha se diskursin e njëjtë e kishte pasur edhe VV dikur.

“Normal që me qujt një parti kriminale është skandaloze, por Zonja Haxhiu i ka quajtur haptas kriminelë deputetët e Kosovës, presidentin, kryekuvendarin. Diskursi juaj edhe i deputetëve të tjerë të VV’së nuk ka qenë i lavdueshëm në këtë aspekt. Nuk mundeni ju me redaktu emisione të gazetarëve.”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat