Selimi: I shqetësuar për shëndetin e nënës Rukë, pse s’mund të shërohet në vendin ku udhëheqi biri i saj

Aktuale

Selimi: I shqetësuar për shëndetin e nënës Rukë, pse s’mund të shërohet në vendin ku udhëheqi biri i saj

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:26
Rexhep Selimi

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratën e deputetes Fitore Pacolli sa i përket asaj se si ish-kryeministri Ramush Haradinaj dërgoi nënën e tij për shërim jashtë Kosovës.

“Unë në radhë të parë jam i shqetësuar për shëndetin e Nënës Rukë, siç jam i shqetësuar për nënën e secilit qytetarë, jam edhe për çdo qytetarë të Kosovës. Në fakt, kur nxjerren gjërat nga kontesti, nxjerret një emër i veçantë. Në vend që të pyesim pse nuk mund të shërohet në Prishtinë, në vendin ku udhëheq biri i saj, kjo është ajo çfare mund të ketë ngritur ajo në këtë rast. Kam respekt për të gjitha nënat, kjo nuk mund të shkeputej. Problemi është se pse ne nuk mund t’i shërojmë nënat në një vend ku udheheq biri i saj në këtë rast”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Ministrja e Drejtësisë në detyrë – Albulena Haxhiu thotë se Pacolli ka dashur të pasqyrojë gjendjen e shëndetësisë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat