Kërkesa e VV: Gjykata Kushtetuese punon edhe për festë, u jep afat palëve të përgjigjen deri më 1 maj në 12:00

Aktuale

Kërkesa e VV: Gjykata Kushtetuese punon edhe për festë, u jep afat palëve të përgjigjen deri më 1 maj në 12:00

Më: 1 maj 2020 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese do të trajtojë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kandidat për Kryeministër.

Media mëson se Gjykata Kushtetuese u është drejtuar me një shkresë deputetëve të Kuvendit, nga të cilët ka kërkuar që komentet për masën e përkohshme t’i dërgojnë më së largu deri më 1 maj, në ora 12:00.

Ndërsa për meritat e kërkesës, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat palëve deri më 8 maj, në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat