Komuna e Kosovës që nuk ka asnjë rast me COVID-19

Aktuale

Komuna e Kosovës që nuk ka asnjë rast me COVID-19

Më: 1 maj 2020 Në ora: 08:49
Obiliqi

Kosova që nga fillimi i marsit ka shënuar rastet e para me COVID-19, dhe numri ka shkuar duke u rritur. Ky hov rritjesh gjatë ditëve të fundit ka rënë dukshëm për shkak të zbatimit të masave të Qeverisë.

Mirëpo është Komuna e Obiliqit ajo që po e kalon pandeminë pa asnjë rast të vetëm të infektuar.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se komuna që ai drejton po e përmbyllë edhe muajin prill pa asnjë rast të infektuar me COVID-19. Gashi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin si dhe iu ka bërë thirrje të vazhdojnë t’i respektojnë  rekomandimet e nxjerra nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

“Kur po përmbyllim muajin prill, dëshiroj të theksoj se Komuna e Obiliqit për fat të mirë po vazhdon të këtë situatë të qetë dhe pa asnjë rast me infeksion me coronavirus. Me këtë rast, shprehu mirënjohjen time ndaj jush, për bashkëpunimin e treguar në menaxhimin e suksesshëm të kësaj pandemie globale, falënderim për punën e stafit të QKMF-së dhe stafit të Policisë së Kosovës duke qenë në vijën e parë të frontit në luftimin e këtij virusi”, shkruan kryetari i Obiliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat