Rron Gjinovci u thotë qytetarëve se nuk duhet ta lënë shtetin në duar të bandave, edhe nëse iu rrezikohet shëndeti

Aktuale

Rron Gjinovci u thotë qytetarëve se nuk duhet ta lënë shtetin në duar të bandave, edhe nëse iu rrezikohet shëndeti

Më: 1 maj 2020 Në ora: 10:13
Rron Gjinovci

Analisti, Rron Gjinovci, në një postim në Facebook ka paralajmëruar protesta të shtunën, që sipas tij, të vazhdojnë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka publikuar dy opsione, ku sipas tij, i pari ka të bëjë me mbushjen e shesheve dhe sipas llogarisë së tij, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë mjaftueshëm sipërfaqe ti akomoduar dhjetëra mijëra protestues me distancë 2 metra nga njëri tjetri.

Ndërsa opsioni 2, sipas tij është bllokimi i rrugëve në afërsi të vendbanimit të qytetarëve kudo nëpër Kosovë nga mëngjesi i së shtunës deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është i rëndësishëm mirëpo nuk duhet ta lënë fatin e tyre në duar të bandave.

“Shqetësimi i njerzve këto ditë e sidomos sot, ndodh sepse e dijnë se duhet me dalë ne protestë, s’munden pa dalë, e në anën tjetër jemi në kohë pandemie.
Brengosja është e drejtë, e arsyeshme dhe e kuptushme. Por na nuk mundemi me lanë fatin e demokracisë tonë në durt e bandave, qoftë edhe nëse rrezikojmë me shëndet”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat