Eurodeputetët u shkruajnë politikanëve të Kosovës: Ky është apeli i tyre

Aktuale

Eurodeputetët u shkruajnë politikanëve të Kosovës: Ky është apeli i tyre

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:15
Eurodeputetët

Disa eurodeputetë përmes një letre kanë apeluar politikanët në Kosovë që të mos keqpërdorin situatën me pandeminë e koronavirusit për të bërë manovra politike.

Përmes këtij apeli, ata kanë thënë se manovrat politike për vendin në këtë kohë do të dëmtonin shumë shtetin, reputacionin e tij dhe rrugën drejt demokracisë e lirisë.

“Nënshkruesit e këtij apeli ftojnë të gjithë akterët e përfshirë në politikat e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të matur. Situata aktuale mbart rrezik të lartë të eskalimit. Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u rrëzua me mocion në Parlament në një procedurë të rregullt. Gjithsesi, formimi i shpejtë i një qeverie të re në mes të pandemisë kërcënon të ardhmen e institucioneve ende të brishta të vendit”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

“Besimi në liderët politikë të këtij riorganizimi qeveritar ka rënë ndjeshëm brenda e jashtë vendit. Çdo formimi i Qeverisë s re duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë legjitimitet përmes mbështetjes së një shumice të zgjedhur në zgjedhjet demokratike”, thuhet tutje aty.

Ata kanë renditur këto pika kryesore:

Ne përkrahim një përafrim në shkallë të barabartë në dialogun dhe konsolidimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Gjithsesi, modalitetet e këtij procesi nuk duhet të çojnë në amnisti të përgjithshme krimet e kryera të luftës dhe jo ende të proceduara.

Lusim liderët politikanë të përmbahen nga çdo lloj marrëveshje të shpejtë mes Serbisë e Kosovës nëse ajo rrezikon destabilizimin e rajonit. Kjo do të ishte sidomos nëse ofrohet ndarja etnike mes shteteve. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë përkrahjen e popullit dhe të forcojë ligjin e demokracinë përtej kufijve etnikë.

Fuqishëm rekomandojmë që parimet e demokracisë të respektohen në mënyrë që të ketë zgjidhje politike. Shpresojmë dhe besojmë në fuqinë e institucioneve dhe Gjykatës Kushtetuese që t’iu përmbahet këtyre parimeve. Përndryshe, s’ka mënyrë tjetër të sqarimit të vullnetit të popullit për zgjedhje të reja sapo të lejohet për shkak të situatës. Vetëm një qeveri me legjitimitet demokratik mund të nxjerrë vendin nga kjo krizë politike.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët të mos dalin në protesta apo të reagojnë nëpër rrugë teksa kanë shtuar se lidershipi kosovar duhet të jetë në dijeni se “e ardhmja e Kosovës shtrihet në partneritetin evropian dhe luftimin e korrupsionit e promovim të mirëqeverisjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat