Një shtatzënë e infektuar me koronavirus e shtrirë në Klinikën Infektive, drejtori i Gjinekologjisë jep detaje për gjendjen e saj

Aktuale

Një shtatzënë e infektuar me koronavirus e shtrirë në Klinikën Infektive, drejtori i Gjinekologjisë jep detaje për gjendjen e saj

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:41
Ilustrim

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka bërë të ditur se një grua shtatzënë me Covid-19 është e shtrirë në Klinikën Infektive.

Ai deklaroi se gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës është e mirë.

“Pacientja është në javën e 36, nëse gjendja e saj shëndetësore është e mirë ne presim që ajo të lind në javën e ardhshme”, tha ai.

Ismaili bëri të ditur se gjendja e gruas dhe e foshnjës është duke u monitoruar çdo ditë me ultrazë dhe me CTG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat