Pse LDK-ja mandatoi Hotin dhe jo Osmanin? Ja përgjigja e Hazirit

Aktuale

Pse LDK-ja mandatoi Hotin dhe jo Osmanin? Ja përgjigja e Hazirit

Më: 1 maj 2020 Në ora: 21:35
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se ai dhe forca politike që përfaqëson e respekton vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër.

Haziri foli edhe për negociatat me Serbinë duke theksuar se nuk do të falen as krimet e luftës e as territore.

"Në normalizimin e raporteve me Serbinë do të ndodhin negociata të vështira, por jo të dhimbshme për Kosovën. Këto kanë kaluar në Rambuje dhe në Vjenë. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran. Nuk ka të bëjë as me faljen e krimeve e as me falje territoresh. Duhet ta përballojmë bashkarisht.

Serbia është humbëse e luftës dhe humbëse e paqes, por pretendimet territoriale ndaj Kosovës nuk janë ndalur. Ajo kërkon shtirje territoriale brenda Kosovës dhe kjo është e pamundur. Ajo që do të ndodhë është detyrimi që Kosova të mos pengohet dhe anëtarësimi në OKB dhe në institucione të tjera. Kjo do të varet nga mënyra si europianët do të sillen në një proces ku amerikanët kanë rol prijës", tha Haziri për syritv.

Në zgjedhjet e 6 tetorit humbi LDK apo Vjosa Osmani?

Haziri: Ne e përkthyem si fitore të opozitës rezultatin e fundit. Kemi qenë fitues si opozitë, por partneri ynë nuk arriti të shtyjë proceset përpara. Nuk është fol për humbje, Kush e lexon si humbje, ka humb LDK, jo individi. Vdekja e Rugovës e ka lënë LDK në dorë të shumicës, jo në dorë të individit.

Pse LDK zgjodhi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër dhe jo Vjosa Osmanin?

Haziri: Unë dhe Osmani nuk kemi hyrë në garë për dikaster. Unë jam kryetar i Gjilanit dhe Osmani kryetare e Kuvendit. Po të pranoja do të isha sot mandatar dhe do të krijoja një qeveri me një shumicë të madhe parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat