Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes

Aktuale

Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes

Nga: Bota Sot Më: 2 maj 2020 Në ora: 10:16
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes

Sot në mëngjes Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.
Homazhet u bënë në nderim të 21- vjetorit të Masakrës së Studimes ku humbën jetën 116 persona. 

Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të Marsit dhe fillimit të Prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 Maj. 

Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër.  

Image
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes
 
Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat