Jakup Krasniqi publikon një hartë të Shqipërisë e vitit 1881 nga arkivat e Rusisë dhe pyet ‘çfarë Republike është Kosova’?

Aktuale

Jakup Krasniqi publikon një hartë të Shqipërisë e vitit 1881 nga arkivat e Rusisë dhe pyet ‘çfarë Republike është Kosova’?

Nga: N.Sh Më: 2 maj 2020 Në ora: 11:32
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka publikuar një hartë në rrjetin social Facebook, e Shqipërisë e vitit 1881 nga arkivat e Rusisë, ku e lidh me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Krasniqi në shkrimin e tij, pyet anëtarët e Kushtetueses se a e dinë se çfarë Republikë është Kosova, duke u shprehur se do të ishte i lumtur nëse do ta dinte të saktë këtë.

Pyetjen e njëjtë Krasniqi ua ka shtruar edhe ekspertëve të shkencave juridike, për të cilët thotë se na i qorruan sytë dhe i shurdhuan veshët.

Krasniqi në shkrimin e tij i pyet edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, siç i quan ai vrapuesit e Kryeministrit se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje?

“Edhe një gjë po me vije keq: Pse disa luftëtarë të mëdhenj të parimësisë politike i kanë “shti veshët në lesh”?! Apo, mbase, po dëshirojnë të mbesin Ari?!!!”, shkruan Krasniqi në shkrimin e tij.

Postimi i plotë:

Jam goxha kureshtar?!

Jam shumë kureshtar që ta dijë se:

1. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se: çfarë Republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre Kushtetuese?!

2. Po, për “ekspertët” e shkencave juridike, që na i qorruan sytë e shurdhuan veshët, a dinë ata që të na thonë: çfarë Republike është Kosova, sipas mendjeve të tyre të “ndritura”?!!!! Kuptohet po mendojë për ekspertet që nuk dinë gjithçka.

3. Vrapuesit për Kryeministër, Kryetarët e partiçkave politike, a e kanë idenë se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lartë në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!

Për të tjerët që janë partizanë të këtij apo atij kryetari partie, e që nuk kanë nevojë të mendojnë me kokat e tyre se kryetari mendon për ta, as që ia vlen që të pyesësh?!!!

Kur t’i dija përgjigjët, mbase do ta thosha ndonjë fjalë, por në ambientin tonë me veshët e mbyllur me dyllë, mbase edhe nuk ia vlen. Ku ta dish?! Thonë “heshtja është Ari e të folesh argjend”?!!! Populli e ka thënë edhe një gjë, fortë të mençur: “Fjala e drejt vret më shumë se plumbi”. Vërtete fjala e drejtë krijon armiq, por ajo duhet të thuhet, se armiqtë e “duan” shumë nënshtrimin, si kryetarët e partive te mëdha tek Ne!

Edhe një gjë po me vije keq: Pse disa luftëtarë të mëdhenj të parimësisë politike i kanë “shti veshët në lesh”?! Apo, mbase, po dëshirojnë të mbesin Ari?!!!

P. S.

Harta flet shumë për dje e për sot?!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat